Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KGJ

Ofendoi kryeministrin në detyrë, KGJ pezullon gjyqtarin

Ofendoi kryeministrin në detyrë, KGJ pezullon gjyqtarin


26 March, 2020 @15:10

Pas një postimi politik të referit të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, Qëndrim Vata, Komisioni i Gjyqtarëve ka pezulluar atë.

Njoftimin e ka bërë të ditur FFK-ja sot në një komunikatë ku ka bërë të ditur se Vata ka ofenduar kryeministrin në detyrë Albin Kurti me një postim të tij dhe e ka suspenduar atë deri në një vendim tjetër.

“Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Njëherësh Komisioni i Gjyqtarëve lëndën e këtij rasti e delegon tek Komisioni Disiplinor i FFK-së, ku do të kërkohet edhe deklaratat e të lartpërmendurit. Komisioni i Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos shprehin qëndrime politike, e aq më pak të shprehën në forma të tilla ofenduese për cilindo politikan apo institucion. Sporti është vetëm sport,” ka shkruar në Vendimin e nënshkruar nga Përparim Hasani, kryetar i këtij Komisioni.

Vata kishte krahasuar kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti me diktatorin verikorean në postimin e tij.

Pasi që postimi i tij u bë lajm, ai ka shkruar një status tjetër ku ka bërë të ditur se keqdashësit kanë përdorë llogarinë e tij për një postim të tillë.

Qendrim Vata


 
Të gjitha lajmet nga