Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Operacioni “Coutinho” drejt Premier Ligës

Operacioni “Coutinho” drejt Premier Ligës


24 December, 2021 @0:41

Barcelona është duke përgatitur operacionin e radhës për çlirim nga borxhet dhe rrogat e mëdha, ndërsa futbollisti i radhës që pritet të largohet nga ekipi është braziliani Philippe Coutinho.

Ai i është ofruar Newcastle United dhe Tottenham Hotspur ka bërë të ditur the Daily Mail sot, ndërsa kalimi i tij mund të ndodh në janar të vitit 2022 ka shkruar aty.

Mesfushori 29-vjeçar që nuk tregoi aspak veten te Barcelona, kishte arritur në Camp Nou prej Liverpoolit për 120 milionë euro, me 40 milionë tjera opcionale.

Barcelona e huazoi te Bayern atë në sezonin 2019/20, por rikthimi i tij te katalonasit përsëri nuk ndezi! Opcioni i kalimit te Newcastle United po shikohet si shumë real nga Barcelona, por mbetet të shihet nëse “miliarderët” e ri të Premier Ligës me Eddie Howe në krye të skuadrës do të vendosin për brazilianin.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League