Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Operacioni vazhdon, Luuk de Jongut i përshkruhet e ardhmja

Operacioni vazhdon, Luuk de Jongut i përshkruhet e ardhmja


24 December, 2021 @22:27

Barcelona po vazhdon operacionin e lirimit të lojtarëve për të bërë vend për ardhjen e Ferran Torresit në ekip, ndërsa siç njofton el Mundo Deportivo tash në radhë është plani për sulmuesin holandez të ardhur këtë verë, Luuk de Jong.

De Jong 31-vjeç nuk i arsyetoi pritjet, pasi që shihej si pasardhës i Antoine Griezmannit. Ai shënoi një gol të vetëm në nëntë ndeshje, tre prej të cilave ishte startues, ndërsa asnjëherë nuk arriti golin në Ligë të Kampionëve, ku tri herë startoi.

Sipas informatave të fundit nga media e afërt me Barcelonën, Luuk de Jong, pritet të huazohet nga Sevilla te Cadizi, pasi që është si huazim te katalonasit deri më 30 qershor 2022. Sevilla ka arritur marrëveshje me Cadizin për huazimin e sulmuesit të Holandës deri në fund të stinorit aty, por pritet që “Ok” i fundit të mirret prej lojtarit për të përfunduar operacioni.

Paga vjetore e tij te Barcelona është 2 milionë euro!


 
Të gjitha lajmet nga La Liga