Të gjitha lajmet

FORMACIONI I MUNDSHËM

Opsioni i dytë, zgjedhje e Challandesit

Foto: FFK

Opsioni i dytë, zgjedhje e Challandesit

7 June, 2019 @15:09

Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme para ndeshjes së dytë kualifikuese drejt EURO2020.

Pas arritjes në Podgoricë, njoftimit me terrenin ku do të luhet loja dhe stërvitjeve të bëra, Bernard Challandes ka bërë edhe planet për lojë por pa zbuluar formacionin e Kosovës, që pritet të zbret në fushë sonte ndaj malazezëve.

TABELAT DREJT EURO2020 dhe ORARI

E pritjet për 11-shen startuese të Kosovës janë kështu.

Derisa në portë i padiskutueshëm pritet të jetë Arijanet Muriç, në mbrojtje nuk pritet të ketë lëvizje të mëdha.

Kosovo

Në qendër janë dyshja Fidal Aliti dhe Amir Rrahmani, ndërsa majtas Benjamin Kololli e djathtas Mërgim Vojvoda, që mund edhe të zëvendësohet në rast nevoje nga Florent Hadërgjonaj.

TABELAT DREJT EURO2020 dhe ORARI

Në mes pritet të jenë Besar Halimi, Idriz Voca pak më të tërheqir, derisa Bersant Celina dhe Arbër Zeneli për aksione.

Në sulm, si sulmues nga prapaskena pritet të jetë Milot Rashica, derisa pika kyqe e sulmit është Vedat Muriqi, që me dyluftimet e tij të krijojë hapësirë për krahët.

Sa i përket mungesave të rëndësishme si Valon Berisha, Herolind Shala e Hekuran Kryeziu, Challandes ka bërë të ditur se ka dy opsione.

“Në raste të tilla trajnerët i kanë dy opsione: të vajtojnë për mungesat që kanë në ekip ose të kenë qasje pozitive dhe t’i zëvendësojnë ata që mungojnë dhe të përqendrohen te puna me ata që kanë në dispozicion dhe t’ju besojnë atyre. Unë jam prej atyre trajnerëve që e zgjedh opsionin e dytë”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Projekti i Rejas: muskuj dhe tru në 11-shen e parë

Foto: FSHF

6 June, 2019 @23:39

Shqipëria pas stërvitjeve në Durrës dhe në Frankfurt sot ka arritur në Rejkjavik të Islandës, ku të shtunën do të…

PARA NDESHJES

Kuqezinjtë zbarkojnë në Islandë

6 June, 2019 @20:50

Shqipëria ka mbërritur sot në drekë në Rejkjavik, ku do të zhvillojë dy seanca stërvitore në prag të ndeshjes së…

TE MALI I ZI

Tumbakovic pranon mungesat e mëdha

6 June, 2019 @15:32

Selektori i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka pranuar se mungesat më të mëdha ekipi i tij do t’i ketë…

LJUBISA TUMBAKOVIC

Ambiciet e tyre, motiv yni

Foto: Vijesti/ F. R.

6 June, 2019 @14:23

Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës ka thënë se…

EKSPEDITA E KOSOVËS

Arrijnë në Podgoricë, momentet e rëndësishme nesër

Foto: FFK

5 June, 2019 @21:15

Ekipi i Kosovës para një ore ka arritur në Podgoricë dhe është akomoduar në hotelin Hilton Honors të kryeqytetit malazez.…

Të gjitha lajmet nga EURO 2020