Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - TREPÇA 89

Pa fitues në Gjilan, Rexhepi shpëton Dritën

Pa fitues në Gjilan, Rexhepi shpëton Dritën


20 October, 2017 @16:06

Pa fitues është mbyllur ndeshja mes Dritës dhe Trepçës ‘89 në Gjilan.

Epërsinë mysafirëve ia dha Florent Hasani, ndërsa deri në fund të pjesës së parë përmes Oto Johnit, mirëpo gol nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll 0-1.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Në pjesën e dyta, Trepça ‘89 kishte mundësi për ta dyfishuar epërsinë, mirëpo ishin vendasit që e gjetën barazimit përmes autogolit të Chibuezes.

Pak para fundit, mitrovicasit e fituan një penallti, nga e cila i pasaktë u tregua Florent Hasani, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri Rexhepi dhe takimi u mbyll me rezultatin final 1-1.

Pak sekonda para fundit të ndeshjes, Bujar Shabani i Dritës u përjashtua me karton të kuq, por kjo nuk luajti rol në epilogun final.

Ky barazim bën që këto skuadrat të mbesin me pikë të barabarta dhe t’i afrohen kreut, me Llapin që u mposht nga Liria.


 
Të gjitha lajmet nga