Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUVENDI MBAHET NESËR

Pa media, Ademi pret të rizgjedhet

Pa media, Ademi pret të rizgjedhet


5 April, 2022 @17:02

Kryetari aktual i FFK-së, që u ballafaqua me dhjetëra akuza të ndryshme nga kolegët e tij e më gjerë, pa shikuar fare pengesat, ka vendosur të mbajë më 6 prill 2022 Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, ku pritet të rizgjidhet kryetar i FFK-së edhe për një mandat tjetër.

Kuvendi do të fillojë në ora 11:00, ndërsa nuk do të ketë hapësirë për mediat aty! Këtë FFK-ja e arsyetuar me mungesë hapësire.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se nesër (më 6 prill 2022) në ora 11:00 do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor. Kuvendi mbahet në selinë e FFK-së. Për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, kësaj radhe është e pamundur të krijojmë hapësirë për mediat në përcjelljen e kuvendit.” — ka bërë të ditur njoftimi i lëshuar në faqen zyrtare të Federatës.

Ndërsa pas rizgjedhjes për kryetar edhe për një mandat, Agim Ademi do t’i përgjigjet mediave për pyetjet që mund t’i kenë ata. FFK gjithashtu ka theksuar se transmetimi i Kuvendit do të bëhet përmes rrjeteve sociale, dhe kompanisë që i ka marrë të drejtat televizive të ndeshjeve të Superligës.

“Megjithatë, Kuvendi do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Motion si dhe në rrjetet sociale të FFK-së, prandaj e gjithë ecuria e Kuvendit do të mund të ndiqet drejtpërdrejt. Pas përfundimit të Kuvendit, presidenti Ademi njëherësh kandidati i vetëm në zgjedhjet e 6 prillit, do të jetë në dispozicion të mediave për t’u prononcuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve.” — ka përfunduar njoftimi i Federatës.

Programi i Agim Ademit


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga