BORUSSIA DORTMUND

Foto: Borussia Dortmund
Paga që dëshiron Haaland
21 February, 2021 @15:15
Sipas Daily Star, norvegjezi Erling Haaland tashmë u ka bërë të njohur klubeve të interesuara për të, shumën që do të duhet t’i paguajnë atij dhe vazhdimin e kontratës.
Shfaqja e sulmuesit në futbollin evropian ka lënë pa fjalë shumë klube të mëdha. Chelsea, Manchester United dhe Barcelona ndjekin hapat e tij me shumë vëmendje. Sigurt edhe Real Madrid është pozicionuar si një nga favoritët për të nënshkruar me Haaland.
Sipas Daily Star, Haaland dëshiron një pagë prej 90 milionë euro gjatë pesë viteve të kontratës së tij. Nëse Real Madrid do të nënshkruante me Haaland, klubi madrilen do të duhej të paguante 18 milionë euro në vit.
Haaland ka një klauzolë që aktivizohet në 2022 dhe që detyron Dortmund të lehtësojë shitjen e lojtarit në rast se lojtari dëshiron. Aktualisht, norvegjezi ka një vlerë të vlerësuar prej 110 milion euro.