Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI

Pak minuta për Rrahmanin në fitoren e thellë

Pak minuta për Rrahmanin në fitoren e thellë


17 January, 2021 @16:16

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, nuk e ka anashkaluar në tërësi qendërmbrojtësin, Amir Rrahmani, në fitoren e sotme të thellë 6-0 ndaj Fiorentinës, mirëpo megjithatë kosovari nuk pati edhe shumë hapësirë për t’u dëshmuar.

Rrahmani u inkuadrua në lojë në minutën 79’ duke e zëvendësuar grekun Konstantinos Manolas.

Pavarësisht pak minutave, zgjedhja e Gattusos për ta inkuadruar Rrahmanin u cilësua si pozitive për futbollistin, pasi në ndeshjen e kaluar në Serie A pati paraqitje të dobët duke qenë fajtori kryesor në golin e kundërshtarit.

Ndryshe nga Rrahmani, për Napolin i plotë në ndeshje ishte mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj, i cili tregoi një paraqitje solide.

Fitorja e thellë 6-0 e Napolit ndaj Fiorentinës u arrit me golat e Insigne (x2), Demme, Lozano, Zielinski dhe Politano.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A