Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GORAN PANDEV, SULMUESI I MAQEDONISE VERIORE

Pandev: Ne, do të fitojmë

Foto: sportmedia

Pandev: Ne, do të fitojmë


7 October, 2020 @21:46

Njëri ndër futbollistët më të mirë të reprezentacionit të Maqedonisë Veriore, Goran Pandev, është i bindur në fitore ndaj Kosovës në përballjen që do të luhet nesër.

Pandev 37-vjeçar së pari ka falenderuar Ambasadën e Maqedonisë në Itali dhe Federatën për mundësinë që të arrijë shpejt në Shkup për të qenë pjesë e ekipit për ndeshje, kjo pasi që te Genoa kishte probleme me coronavirus dhe sulmuesi me përvojë mezi shpëtoi për të marrë leje për lojë.

“Ne e dimë çka sjell kjo ndeshje. Kemi shumë përvojë dhe është për të ardhur keq që s’do të ketë tifozë në stadium. Ne do të fitojmë. Ju premtoj se do të lëmë zemrat në fushë për të bërë të lumtur popullin,” ka thënë Pandev në konferencën për shtyp të reprezentacionit para ndeshjes ndaj Kosovës.

“Ju kam thënë të gjithëve në skuadër që kjo është ndeshja më e veçantë për mua në karrierë, përkundër se kam luajtur shumë ndeshje në karrierën time. Duhet të jemi gjakftohtë në lojë dhe me përqëndrim të plotë të arrijmë te synimi,” ka thënë ndër të tjera sulmuesi i Genoas.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani