Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SANTI CAZORLA

Pas 11 operimeve riftohet në kombëtare

Pas 11 operimeve riftohet në kombëtare


17 May, 2019 @21:47

Santi Cazorla për herë të parë pas 4 vitesh është riftuar në kombëtaren spanjolle. Ish-mesfushori i Arsenalit, gjatë këtyre katër viteve mungesë ka pasur 11 operime të ndryshme.

Spanja ndeshjen e radhës për kualifikimet Euro 2020 e ka kundër Ishujve Faroe me 7 qershor si mysafir dhe me 10 qershor e pret Suedinë në Madrid.

Santi iu bashkua Villarealit korrikun e vitit të kaluar nga Arsenali. Ai e ndihmoi skuadrën e tij që të mbijetoj në ligë duke shënuar 4 gola dhe 10 asistime, ai mungoi vetëm 3 ndeshje nga 37 të luajtuara.

GRUPET DREJT EURO 2020

Skuadra e Spanjës për kualifikimet e Euro 2020:

Portierë: David De Gea, Kepa Arrizabalaga, Pau Lopez.

Mbrojtës: Dani Carvajal,  Sergio Ramos, Mario Hermoso, Diego Llorente, Inigo Martinez, Jordi Alba, Sergi Roberto, Jose Gaya, Jesus Navas.

Mesfushor: Serigo Busquets, Rodrigo Hernandez, Dani Parejo, Isco, Fabian Ruiz, Santi Cazorla.

Sulmues: Mikel Oyarzabal, Rodrigo Moreno, Marco Asesnsio, Iago Aspas, Alvaro Morata.


 
Të gjitha lajmet nga