Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 1-0 FLAMURTARI

Pas 6 xhirosh, Llapi fiton! Selmani vendimtar

Foto: KFFlamurtari/fb

Pas 6 xhirosh, Llapi fiton! Selmani vendimtar


13 July, 2020 @19:18

Mesfushori Kastriot Selmani është treguar vendimtar sot, derisa Llapi ka shënuar fitoren e parë pas 6 xhirosh pa fitore për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

Llapi mposhti në Zahir Pajaziti të Podujevës Flamurtarin me rezultat minimal 1-0 [Kastriot Selmani 58].

Në fakt Llapi shënoi në minutën e 10 në portën mysafire, por goli i Jasmin Raboshtës u anulua për shkak se referi sinjalizoi ofsajd. Podujevasit patën raste edhe më tej në pjesë të parë, por s’shënuan nga tentimet e Raboshtës (12’) dhe Arbnor Ramadanit (24’), për të përfunduar pjesa e parë pa gola.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Flamurtari i Sunaj Keçit e nisi më mirë, duke tentuar me Shend Kelmendin (47’), por topi s’e gjeti kornizën e golit.

E pas kësaj vendasit rikthyen iniciativën dhe pas rastit të parë të Ramadanit të dalë jashtë (50’) ka qenë Kastriot Selmani që shënoi për të dhënë kështu edhe epilogun e ndeshjes me 1-0.

Deri në fund të ndeshjes kuqezinjtë mysafir që po luftojnë për mbijetesë provuan të bëjnë diçka më shumë, por porta e portierit të parë italian në Kosovë, Giacomo Nava, mbeti e paprekur deri në fund të ndeshjes.

Me fitore, Llapi del mbi Flamurtarin në tabelë, duke kap pozitën e gjashtë, derisa e rrëzon Flamurtarin në të shtatën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga