Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I MADH!

Pas 8 vitesh, Ken Brown rikthehet te Trepça

Ken Brown, derisa ishte pjesë e ARIS-it në elitën greke.

Pas 8 vitesh, Ken Brown rikthehet te Trepça


15 October, 2022 @15:06

Basketbollisti amerikan që kishte lënë gjurmë të pashlyeshme te Trepça para tetë vitesh, edhe pse luajti shkurt aty, po rikthehet me bagazh të plotë të ekipesh dhe ligash të forta evropiane.

Njëri ndër basketbollistët e paktë amerikan që kanë lënë gjurmë te Trepça, po rikthehet në ekip pas tetë vitesh.

Ken Brown që kishte luajtur tetë stinorë më parë te ekipi i minatorëve, atëherë me mesatare prej 25.4 pikëve për ndeshje e 9.6 asistimeve po rikthehet.

Brown ishte pjesë e Trepçës në fillim të sezonit 2014/15, për të cilët luajti vetëm shtatë ndeshje dhe ishte larguar pas një oferte nga Polonia te ekipi MKS Dabrowa Gornicza.

Ken Brown @ Trepça, october 2022

“Fundori amerikan që kishte shkëlqyer tetë vjet më parë në skuadrën tonë, kthehet në “Minatori”, shtëpinë tonë e tuajën. Basketbollist me përvojë të madhe dhe karakterin e duhur për Trepçën tonë. Vjen nga Meksika, por me bagazh të jashtëzakonshëm të fituar në ligat të forta e vende të ndryshme. Te ne kishte luajtur me mesatare prej 26,3 pikëve e 9,5 asistimeve. E mirëpresim në arenën që i jep kuptim basketbollit kosovar,” - ka shkruar Trepça në njoftimin e saj.

Brown tash 33-vjeçar, pas një karriere të bujshme ndërkombëtare së fundi ishte pjesë e ekipit meksikan Plateros ku luajti 20 ndeshje, ndërsa mesatarisht kishte 26.5 minuta për lojë.

Atje ai luajti me mesatare prej 10.4 pikësh, 4.7 asistimesh dhe 1.8 kërcimesh për ndeshje.

Kendrick Brown @ Lietuvos Rytas

Para kësaj, ai ishte pjesë e ekipit hungarez Atomeromu ku në sezonin 2021/22 luajti 35 ndeshje me mesatare prej 31.1 minutash për lojë. Aty playmakeri dorëlehtë shënoi 13.9 pikë për ndeshje mesatarisht me 4.3 asistime e 2.3 kërcime.

Për informatë shtesë, para dy ekipeve në fjalë, Kendrick Brown luajti në ligat më të forta të basketbollit evropian. Ishte pjesë e Lietuvos Rytas në elitën e Lituanisë (2015/16), luajti në elitën greke për Koroivos (2016/17), Aris (2019/20), Larisa (2020/21) në Nantes të Francës (2018/19) dhe shumë ekipe tjera në liga tjera si ajo holandeze, libaneze, letoneze, polake, e italiane.

 

Ken Brown Statistics career


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga