Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE ASIST KING OF PRISHTINA

Pas asistit të dhjetë: “Dikush duhet të asistojë”

Mbreti i asistimeve te Prishtina, Armend Thaqi/ Foto: prishtinafc.com

Pas asistit të dhjetë: “Dikush duhet të asistojë”


20 June, 2020 @22:48

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, sot ka bërë hat-trick të asistimeve për ekipin e tij që po lufton për titullin kampion.

Thaqi, që erdhi te Prishtina nga Gjilani dhe tashmë është lider i ekipit në fushë me shiritin e kapitenit, në deklaratën e tij pas asistemeve të sotme dhe vazhdimit të ndjekjes së titullit.

“Dikush duhet të asistoj, nga shumë harkime që pata sot, u realizuan tre gola dhe kjo ka shumë rëndësi. Janë tre pikë të rëndësishme pas një ndeshje të vështirë që patëm ndaj një Dukagjini jo të fortë, por kemi kundërshtar tjerë të fortë dhe për këtë arsye edhe doli ndeshje e fortë. Thjesht, vazhdojmë tutje,” ka thënë Thaqi për faqen zyrtare të Prishtinës, pas fitores.

Armendi deri tash ka bërë dhjetë asistime për skuadrën e tij në Superligë.

Prishtina është duke ndjekur Dritën në hap dhe asnjëra skuadër ende s’ka gabuar në futbollin pas-pandemisë. Lufta për titull po vazhdon, kurse deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe tetë xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga