Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIKOQIR NË LIPJAN

Pas dënimit, Prishtina zhvillon ndeshjet si nikoqir në Lipjan

Foto: FCPrishtina/fb

Pas dënimit, Prishtina zhvillon ndeshjet si nikoqir në Lipjan


13 September, 2022 @11:56

Pas dënimit që e mori nga Komisioni Disiplinor i FFK-së për dy ndeshje moszhvillim të dueleve të Superligës në kryeqytet, Prishtina ka bërë të ditur se për ndeshjen kampionale të radhës, do të jetë në cilësi të nikoqirit në Lipjan.

Kështu, dueli i xhiros së shtatë të Superligës, që luhet të martën më 14 shtator prej orës 15:00 ndaj Malishevës, do të nis në Sami Kelmendi të Lipjanit, ka bërë të ditur FC Prishtina në njoftimin e saj.

“Ky duel që i takon xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar do të zhvillohet të mërkurën (14 Shtator) në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 15:00. Përballja në fjalë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve,” ka shkruar në njoftimin e ekipit bardhekaltër nga kryeqyteti.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura këtë stinor Prishtina nën drejtimin e Ismet Munishit ka arritur të regjistrojë dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Ekipi është aktualisht në pozitë të katërt të Superligës, derisa ka një ndeshje të pazhvilluar ndaj Dritës, kjo për shkak të terminit të Ballkanit për Ligën e Konferencës. Kjo ndeshje i takonte xhiros së tretë të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga