Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DFB POKAL

Pas dy viteve, kupa rikthehet në Bavari

Foto: DFB Pokal

Pas dy viteve, kupa rikthehet në Bavari


25 May, 2019 @21:53

Pas dy viteve pushim, me Frankfurtin e Dortmundin që e fituan këtë kupë, sivjet DFB Pokal është rikthyer në Bavari.

Skuadra e Bayernit në finale sonte e mposhti me rezultat 0-3 Leipzigun, për ta fituar kështu për herë të 19 në histori të klubit këtë trofe.

Lewandowski shënoi dy herë (29’ 85’) dhe Coman një herë (78’), duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me fitore bindëse të bavarezëve.

Kujtojmë që ky është trofeu i dytë sezonal për Bayernin, skuadër kjo që javë më parë u kurorëzua edhe me titullin rutinor të Bundesligës.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga