Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEL: GJILANI 0-2 APOEL

Pas vazhdimeve, eliminohet Gjilani

Foto: SCGjilani/fb

Pas vazhdimeve, eliminohet Gjilani


27 August, 2020 @21:37

Skuara e Gjilanit është eliminuar nga garat e Europa Ligës, ku debutuan këtë stinor, duke u mposhtur në Fadil Vokrri nga Apoeli qipriot 0-2.

Ekipi i drejtuar nga Gentjan Mezani ka bërë gjithçka në mënyrë të kontrolluar në ndeshje, duke pasur parasysh forcën e kundërshtarit, por nuk ka arritur assesi të gjej rrugën e golit.

Bile, mysafirët patën edhe një penallti të çuar lartë, duke mos mundur të shënojnë përgjatë kohës së rregullt.

Në vazhdime, erdhi në pah kondicioni derisa qipriotët me disa zëvendësime freskuan mjaft skuadrën për të gjetur nga një gol për secilin vazhdim dhe për të fituar duelin 0-2 [Efrem 102, Ndongala 116].

Me këtë, Gjilani eliminohet nga garat e mëtutjeshme evropiane për këtë stinor, pas një fitoreje dhe një humbjeje.

Ndërsa paraqitja e matur e të kuqve nga Anamorava ka qenë për shembull, duke ditur forcën e kundërshtarit.

Në fund ekipi i drejtuar nga Marinos Ouzunidis shkon tutje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga