Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NICE

Patrick Vieira shkarkohet nga detyra

Foto: goal.com

Patrick Vieira shkarkohet nga detyra


4 December, 2020 @13:03

Pesë ndeshje radhazi, të gjitha humbje, i tërë nëntori dhe fillimi i dhjetorit - mjaftuan për drejtuesit e ekipit të Ligue 1, Nice.

Para pak çastesh goal.com ka njoftuar se Patrick Vieira është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Nice-së, ndërsa pritet shpejt që të mirret vendimi për zëvendësuesin e tij.

Nice është mposhtur radhazi në 3 ndeshje të Europa Ligës dhe 2 të Ligue 1, për të mbyllur muajin e fundit - krejtësisht negativ. Në Europa Ligë, Nice u mposht nga Slavia 3-2 dhe 1-3 si dhe nga Bayer 2-3. Ndërsa në Ligue 1 humbjet erdhën nga Monaco 1-2 dhe Dijon 1-3. Katër nga këto ndeshje - si vendas!


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1