Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - TREPÇA

Peja fiton derbin, rritet apetiti për pozitën e dytë

Peja fiton derbin, rritet apetiti për pozitën e dytë


3 April, 2022 @19:06

Skuadra e Pejës, e mposhti Trepçën me rezultat 79-71 në kuadër të xhiros së 25 në Superligë.

Peja në çerekun e parë kaloi në epërsi prej 6 pikëve, 20-14, derisa në 10 minutëshin e dytë epërsi u ngrit vetëm 2 pikë më shumë, 40-32.

Djelmoshat e trajnerit Dokuzovski, e ngritën epërsinë edhe në çerekun e tretë 67-54. Skuadra mitrovicase e fitoi çerekun e fundit me rezultat 12-17, por nuk mjaftoi për një rikthim.

Pas disa ndeshjeve jo të mira, Dardan Berisha në këtë ndeshje ishte më i dalluari me 26 pikë. Berisha gjithashtu luajti edhe me 8 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Stephen Maxwell me 20 pikë, Courtney Fells me 15 pikë dhe Calvin Godfray me 10 pikë të tjera.

Te Trepça u veçuan Rodney Purvis me 15 pikë, Andrew Gordon me 12 pikë dhe Mike Edwards me 11 pikë. Në humbjen e Trepçës ka ndikuar edhe forma e Drilon Hajrizit, që luajti me vetëm 6 pikë.

TABELA AKTUALE

Peja 16 fitore e 9 humbje gjendet në pozitën e tretë, kurse Trepça me 17 fitore e 8 humbje në pozitën e dytë.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Prizrenin’16, derisa Trepça me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga