Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - TREPÇA

Peja i kthehet fitoreve, thellohet kriza te Trepça

TOPSPORTI / A.P

Peja i kthehet fitoreve, thellohet kriza te Trepça


30 December, 2020 @17:18

Peja pas 3 humbjeve rresht fiton.

Skuara pejane e mposhti Trepçën me rezultat 74-64, ndërsa seria negative e Trepçës ngritet në 8 humbje rresht.

Në mungesë të Dardan Berishës dhe Drilon Hajrizit, te Peja u dalluan Marko Perovic me double-double prej 26 pikëve e 10 kërcimeve dhe Dion Dixon me triple-double prej 10 pikëve, 12 asistimeve e 10 kërcimeve. Dixon gjithashtu luajti me 6 topa të rrëmbyer.

Te Trepça u veçuan Andre Isabell Jr me 19 pikë dhe Deshaun Haygood me 15 pikë e 11 kërcime.

TABELA AKTUALE

Peja ngritet në pozitën e tretë me 8 fitore e 4 humbje, kurse Trepça gjendet në pozitën e fundit me 2 fitore e 10 humbje.

Në xhiron e 13, Peja përballet me Yllin, derisa Trepça e pret Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga