Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Peja lidere, +34 ndaj Trepçës

BOROZANI/Erdis Driza

Peja lidere, +34 ndaj Trepçës


31 October, 2015 @21:15

Edhepse fillimi i ndeshjes dukej se do të jepte një ndeshje interesante deri në fund, Peja në pjesë të dytë ndezi motorët dhe demoloi Trepçën për ta mposhtur me 103 - 69 në fund. 

Trepça kishte epërsinë pas çerekut të parë, në çerekun e dytë u mbajt mirë, por pjesa e dytë e ndeshjes ishte një muhabet krejt tjetër, ku Peja shënoi 63 pikë për 20 minutat e fundit të ndeshjes. 

Drilon Hajrizi ka shënuar 26 pikë, 9 kërcime e 7 asistime ndaj ish ekipit të tij. Ndërsa me nga 18 pikë të shënuara u dalluan edhe Kevin Burwell e Roland Davis, derisa Branimir Pavic i dha mundësinë që të gjithë lojtarëve të shijojnë ndeshjen. 

Korab Prekazi ka qenë drita e vetme në Trepçë që dukej pak më shumë në ndeshje, duke shënuar 20 pikë e 5 kërcime në 26 minuta sa ishte në lojë, e përveç tij, vetëm edhe Gazmend Asllani me përvojë shënoi pikë dyshifrore, 10. Të gjithë basketbollistët tjerë që morrën besimin e Neven Plantakut në këtë ndeshje nuk arritën të kalojnë kuotën e pikëve njëshifrore. 

TABELA AKTUALE

Peja mbetet në krye të tabelës pas kësaj xhiroje për shkak të koshdallimit më të mirë se Prishtina, derisa Trepça është e treta. 



Statistikat ekipore

Peja Trepça
Çereku i parë 12 13
Çereku i dytë 28 20
Çereku i tretë 31 17
Çereku i katërt 32 19
Kërcime 50 36
Asistime 25 15
Bllokada 0 0
Topa të vjedhur 11 7
Topa të humbur 18 16
Tentime për tre pikë 13/28 5/25
Tentime nga loja 36/67 27/78
Tentime nga gjuajtjet e lira 18/22 10/14


Statistikat individuale te Peja

1 Drilon Hajrizi 26 pikë 9 kërcime 7 asistime
2 Kevin Burwell 18 pikë 7 kërcime 5 asistime
3 Ronald Davis 18 pikë 7 kërcime 1 asistim
4 Nenad Delic 14 pikë 9 kërcime 2 asistime
5 Samir Zekiqi 11 pikë 4 kërcime -
6 Leonard Mekaj 5 pikë 5 kërcime 3 asistime
7 Burim Zekiqi 5 pikë 2 asistime 1 kërcim
8 Fisnik Rugova 4 pikë - -
9 Sam Muldrow 2 pikë 1 kërcim 1 asistim
10 Rron Grapci 0 pikë 3 kërcime 3 asistime
11 Arti Hajdari 0 pikë 1 asistim -


Statistikat individuale te Trepça

1 Korab Prekazi 20 pikë 5 kërcime 1 asistim
2 Gazmend Asllani 10 pikë 2 kërcime 2 asistime
3 Besnik Azemi 9 pikë 6 kërcime -
4 Valdrin Haxhiu 9 pikë 2 kërcime 2 asistime
5 Benjamin Buqaj 7 pikë 4 kërcime 3 asistime
6 Musab Mala 6 pikë 3 asistime 1 kërcim
7 Arian Tahiri 4 pikë 3 kërcime 2 asistime
8 Agon Selmani 2 pikë 2 asistime 1 kërcim
9 Eddi Jurjevic 2 pikë 3 kërcime -

 
Të gjitha lajmet nga