Të gjitha lajmet

NJOFTIMI I PEJËS

Peja me mobilizim të shpejtë

Pamje nga arkivi i KB Peja

Peja me mobilizim të shpejtë

10 September, 2019 @11:40

Pas zyrtarizimit të lajmit të mirë dhe aprovimit të kërkesës për kthyerje në Superligë, KB Peja ka bërë të ditur se do të nis mobilizimin e shpejt të skuadrës për të qenë e gatshme për gara, që ka qenë njëri ndër kushtet për t’u bërë pjesë e Superligës.

KB Peja nuk kishte fituar të drejtën për regjistrim në stinorin e kaluar, për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj lojtarëve të huaj.

Në ndërkohë, në njoftimin e lëshuar KB Peja ka falenderuar kreun e FBK-së, Arben Fetahu, për konsideratën e treguar lidhur me rikthimin e ekipit në Superligë.

“Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar,” është kushti i FBK-së.

Me këtë, Superliga pritet t’i ketë nëntë ekipe pjesëmarrëse këtë stinor, duke përfshirë edhe KB Pejën aty.

E FUNDIT

KB Bashkimit i lirohet pengesa nga FIBA

10 September, 2019 @11:06

Përmes një njoftimi sot, KB Bashkimi ka bërë të ditur se i është larguar pengesa nga FIBA për regjistrim të…

E FUNDIT

KB Peja i kthehet Superligës

Foto nga arkivi

9 September, 2019 @17:40

Një lajm i madh për basketbollin pejan dhe për të gjithë adhuruesit e verdhezinjëve, por edhe për ngritjen e konkurrencës…

EKSKLUZIVE

Komuna ndërpren financimin e Bashkimit

9 September, 2019 @15:05

Skuadra e KB Bashkimit që është duke bërë përgatitjet për stinorin e ri, ka marrë një lajm jo të mirë…

PARA FILLIMIT TË STINORIT

Shorti i edicionit të ri

9 September, 2019 @10:49

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar sot, se të premten në lokalet e FBK-së do të bëhet hedhja…

EKIPI I RI I SUPERLIGËS

Feronikeli zyrtarizon të huajin e dytë në ekip

Foto: StLeoLions.com

6 September, 2019 @21:04

Qendër e re nga Universiteti St Leo vjen në Drenas. Feronikeli ka zyrtarizuar qendrën 210 centimetra të gjatë, që…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga