Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Peja me mungesë sot ndaj Vëllaznimit

Peja me mungesë sot ndaj Vëllaznimit


28 February, 2021 @17:06

Ndeshjen e sotme kundër Vëllaznimit skuadra e Pejës do ta zhvillojë me një mungesë të rëndësishme në përbërjen e saj.

Pejanëve do t’i mungojë basketbollisti Beqë Kovaqi, për të cilin është njoftuar nga faqja e klubit.

Ndryshe nga ai, lajm i gëzueshëm do të jetë rikthimi i pllejmekerit Leonard Mekaj, i cili kishte munguar për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit.

Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Pejës luhet në palestrën “Shani Nushi” të Gjakovës dhe fillon nga ora 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga