Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - DRITA

Peja me tri rekorde sezonale, lehtë ndaj Dritës

Peja me tri rekorde sezonale, lehtë ndaj Dritës


15 April, 2022 @18:58

Në ndeshjen hapëse të xhiros 27 në Superligë, Peja e deklasoi Dritën, duke e mposhtur me rezultat të thellë 140-49.

Peja duke shënuar 140 pikë, arriti shifrën më të lartë të stinorit. Skuadra pejane përveç shifrët më të lartë të shënuar, me 91 pikë epërsi ka zhvilluar rekordin sezonal, derisa rekordi i tretë në këtë ndeshje u bë duke pësuar 49 pikë, që ishte shifra më e ulët në këtë sezon.

Stephen Maxwell me 37 pikë e 13 kërcime ishte më i miri te Peja, kurse u ndihmua edhe nga Calvin Godfray me 23 pikë, 13 kërcime e 8 asistime, Daniel Lekndreaj me 22 pikë e 13 kërcime dhe nga Dardan Berisha me 19 pikë.

Fundori amerikan Darius Washington, u lëndua gjatë ndeshjes dhe luajti vetëm 16 minuta në këtë ndeshje.

Te Drita me pikë dyshifrore luajtën Nart Llapashtica me 18 pikë dhe Laurant Ibrahimi me 14 pikë.

TABELA AKTUALE

Peja me një ndeshje më shumë dhe me 18 fitore e 9 humbje, ngritet në pozitën e dytë përkohësisht, kurse Drita gjendet në fund të tabelës pa fitore.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Yllin, kurse Drita me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga