Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - LIPJANI

Peja në pozitën e dytë, Lipjani përmallohet për fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Peja në pozitën e dytë, Lipjani përmallohet për fitore


12 October, 2019 @18:54

Ndeshja hapëse e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll, përfundoi me fitoren e Pejës ndaj Lipjanit me rezultat 96-82.

Lipjani 20 minutëshin e parë e përfundoi në epërsi (49-52), kurse Peja e kontrolloi ndeshjen në pjesën e dytë të ndeshjes.

Djelmoshat e trajnerit Jeronimo Sarin, me mbrojtje të mirë dhe me sulme të sakta, e mposhtën kundërshtarin për t’u mos u befasuar në “Karagaç”.

Te Peja gjatë ndeshjes u dalluan Jamichael Morgan me 22 pikë, Jordan Martin me 20 pikë, Henrik Sirko me double-double prej 18 pikëve e 12 kërcimeve dhe Albin Berisha me 14 pikë, derisa nuk luajti fundori amerikan Malcolm Armstead.

Te Lipjani si zakonisht lojtari më në formë ishte Demarkus Stuckey Jr. Ai luajti me 38 pikë e 5 asistime, por përsëri nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore Peja ngritet në pozitën e dytë përkohësisht. Ajo ka bilanc prej 3 fitoreve e 1 humbjeve, kurse Lipjani ka një seri prej 8 humbjeve rresht, 3 nga stinori i kaluar dhe 5 në këtë stinor.

Në xhiron tjetër Peja luan me Trepçën, kurse Lipjani me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga