Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - LIPJANI

Peja s’lodhet, e treta rresht

TOSPORTI / Arian Paçarizi

Peja s’lodhet, e treta rresht


30 January, 2020 @19:02

Skuadra e Pejës pa telashe e mposhti Lipjanin me rezultat 108-71.

Djelmoshat e trajnerit Jeronimo Sarin, që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund nuk e lëshuan epërsinë ndaj kundërshtarit.

Shtatë lojtarë te Peja luajtën me pikë dyshifrore, derisa u dalluan Nigel Johnson me 17 pikë, Henrik Sirko me 15 pikë, Beq Kovaqi me 13 pikë, Dardan Berisha dhe Albin Berisha me nga 12 pikë secili, si dhe Drilon Hajrizi me double-double prej 10 pikëve e 15 kërcimeve. Driloni gjithashtu i bëri edhe 8 asistime, duke qenë shumë afër shifrave triple-double.

Te Lipjani Tamas Bruce ishte më i miri me 27 pikë e 5 kërcime.

TABELA AKTUALE

Peja me këtë fitore ngritet në pozitën e pestë me 12 fitore e 8 humbje, kurse Lipjani me 1 fitore e 20 humbje gjendet në fund të tabelës.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Trepçën, derisa Lipjani me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga