PAS NDESHJES
Pejës, fitorja ndaj Prishtinës i kushtoi 500€
20 January, 2020 @21:26
Skuadra e Pejës është gjobitur sipas rregullores me 500 euro, pas përballjes së fituar ndaj Prishtinës në xhiron XXI të Superligës.
Dënimi prej 500 eurove i është shqiptuar Pejës sot, pasi që në këtë përballje nuk ka aktivizuar për 20 minuta një basketbollist nën moshën 20 vjeçare, siç parasheh rregullorja e garave.
Peja mposhti Prishtinën në përballjen e xhiros XXI të Superligës 82-76, për herë të parë pas tetorit të vitit 2016, kur e kishte mposhtur për herë të fundit në Superligë.
Derisa Peja nuk shfrytëzoi dhe u dënua për mos inkuadrimin e lojtarëve nën moshën 20 vjeçare për 20 minuta lojë, Prishtina përdori Don Polloshkën për 12 dhe Meriton Ismailin për 9 minuta tjera për të përmbushur këtë kriter.