MEDIA

REUTERS/Susana Vera
Pellegrini, temë e anglezëve
14 May, 2013 @13:49
Përkundër se shumica e gazetave sot në Angli thonë se Manchester City është skuadra e radhës për kilianin, Manuel Pellegrini, disa besojnë se Barcelona do të mund të hyjë në pazar me trajnerin e Malagës gjithashtu.
Derisa The Daily Mirror ka bërë analizë të thuktë për Pellegrinin dhe punën e tij të deritashme, vetë kiliani e ka mohuar këtë gjë.
Mirëpo, The Times, raporton se Barcelona dhe Napoli janë dy skuadrat tjera të cilat kërkojnë me çdo kusht kilianin 59 vjeçar në krye të skuadrave të tyre.
Barcelona ka vënë theks te Pellegrini posaçërisht për shkak të faktit se nuk po i dihet luftës me kancer të Tito Vilanovës dhe ai mund të shkojë përsëri në shërim dhe ta lë skuadrën, sikurse që ndodhi në fillim të këtij viti.