Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOTTENHAM HOTSPUR - MANCHESTER UNITED

Penalltia shpëton Manchesterin

Foto: premierleague.com

Penalltia shpëton Manchesterin


19 June, 2020 @23:16

Paul Pogba ka bërë ndikim në lojën e Manchester Unitedin në ndeshjen e parë të tij që prej shtatorit për ekipin, duke e fituar një penallti për skuadrën që e shënoi Bruno Fernandes ashtu që djajt e kuq të barazojnë me Tottenhamin si mysafir 1-1 [Bergwijn 27 - Fernandes 81p].

Tottenham udhëhoqi për pjesën më të madhe të ndeshjes kur Steven Bergwijn kaloi nëpër mbrojtjen e Unitedit për të shënuar. E United u rikthye në lojë me hyrjen e Pogbasë dhe Mason Greenwoodit në lojë.

TABELA AKTUALE

Në fund, barazim në duelin e madh të natës në Premier League, që rifilloi stinorin dy natë më parë. United i pesti në tabelë me 2 pikë më pak se Chelsea. Tottenham mbetet në të tetin vend.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League