Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 4: PENZA - BASHKIMI

Penza bindshëm ndaj Bashkimit, bëhet finaliste

Penza bindshëm ndaj Bashkimit, bëhet finaliste


23 March, 2022 @18:17

Skuadra e Penzës, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 83-57, u kualifikua në finale të Ligës Unike në kuadër të femrave.

Bashkimi vetëm çerekun e parë e mbylli me 4 pikë epërsi, më pas Penza e kontrolloi ndeshjen deri në fund dhe arriti finalen.

Cheah Rael Whitsitt ishte më e mira te Penza me 24 pikë, 18 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer. Ajo u ndihmua edhe nga Valbona Bytyqi me 19 pikë, Narlyn Mosquera me 16 pikë dhe Hilaire Kaela me 13 pikë të tjera.

Te Bashkimi Era Shatri dhe Porsche Poole me nga 17 pikë secila, ishin të vetmet me pikë dyshifrore.

Penza në finale do të takohet me fituesen nga dueli Prishtina - Flamurtari.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike