Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF PENZA - KBF PRISHTINA

Penza fiton derbin ndaj Prishtinës

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Penza fiton derbin ndaj Prishtinës


9 December, 2020 @17:10

Vashat e Penzës, arritën ta mposhtin Prishtinën me rezultat 68-64, në ndeshjen e fundit të xhiros së nëntë në Ligën e Femrave.

Penza me mbrojtje të fortë në çerekun e parë pësoi vetëm 9 pikë. Në çerekun e dytë Prishtina u këndell dhe e ngushtoi epërsinë dhe kaloi 6 pikë në epërsi.

Vendimtar ishte çereku i fundit ku Penza shënoi 22 pikë e pësoi vetëm 12, për ta mposhtur kështu Prishtinën.

Kapitenja Valbona Bytyqi shkëlqeu me 32 pikë, 7 kërcime, 4 asistime e 2 topa të rrëmbyer. Ajo u ndihmua edhe nga Ermelinda Gjuka me 11 pikë dhe Vanesa Bojku me 10 pikë të tjera.

Te Prishtina u dalluan Enxhi Xhanaj me 18 pikë e 23 kërcime, Besjana Martinaj me 18 pikë dhe Era Shatri me 11 pikë.

TABELA AKTUALE

Penza gjendet në pozitën e katërt me 4 fitore e 5 humbje, kurse Prishtina një pozitë më lartë me 5 fitore e 4 humbje.

Penza në xhiron tjetër do të takohet me Trepçën, ndërsa Prishtina me Kastriotin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave