Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF PENZA - KBF TREPÇA

Penza i kthehet fitores, duke kaluar lehtë Trepçën

Penza i kthehet fitores, duke kaluar lehtë Trepçën


28 February, 2022 @21:57

Pa shumë telashe, Penza ka shënuar fitoren e dymbëdhjetë të stinorit në Ligë të Femrave, për t’iu rikthyer pozitës së dytë në renditje tabelare, derisa mposhtën Trepçën, që është kandidate për PlayOff.

Pejanet kaluan shumë lehtë kundërshtaret e sotme, duke i mposhtur 101-42 [17-7, 30-12, 23-5, 31-18]. Rael Whitsitt kreu ndeshjen me triple-double, duke regjistruar 20 pikë, 17 kërcime e 10 asistime në fitoren e thellë të Penzës.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË FEMRAVE

Gjashtë lojtare të Penzës shënuan pikë dyshifrore në këtë ndeshje, derisa Jeta Zeka shtoi 19 të tjera në këtë fitore të ekipit që po drejtohet nga trajneri M Rondovic.

Te Trepça e Kemajl Mujës nuk kishte shpresë për fitore, derisa vajzat u munduan për të bërë më të mirën me kapacitetin e tyre, ku më e mira ishte amerikanja Ta’shara Jeffries me 30 pikë të shënuara. E vetmja që shënoi pikë dyshifrore në ekip dhe mbi 70% të pikëve të skuadrës. 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave