KBF TREPÇA - KBF PENZA
Penza mbyllë vjeshtën në TOP 4
13 December, 2020 @16:52
Skuadra e Penzës, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 45-52, e forcoi pozitën e katërt në Ligën e Femrave.
Valbona Bytyqi ishte më e mira te skuadra pejane me 17 pikë, 10 kërcime, 5 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa u dallua edhe Ermelinda Gjuka me 12 pikë e 21 kërcime.
Te Trepça e vetmja me pikë dyshifrore ishte Ervala Shabani me 18 pikë, kurse u veçua edhe Lorena Haxha me 7 pikë, 11 kërcime e 9 asistime.
Penza gjendet në pozitën e katërt me 5 fitore e 5 humbje, kurse Trepça së bashku me Kastriotin me 1 fitore e 8 humbje gjenden jashtë zonës së Play Offit.