Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEAGUE ONE

Për herë të parë në historinë 133 vjeçare, në Championship

Foto: Wycombe/fb

Për herë të parë në historinë 133 vjeçare, në Championship


14 July, 2020 @0:56

Klubi me histori 133 vjeçare.

Deri në vitin 1993 ka qenë ekip i njohur i ligave jo-profesionale. Po atë vit nisi stinorin me nëntë lojtarë në klub dhe të tjerët ishin huazime sa për të mbushur numrin e futbollistëve për të marrë pjesë në gara.

Mbrëmë Gareth Ainsworth mbante trofeun në duar, derisa lagej me shampanjë nga bashkëlojtarët, duke festuar pas fitores kualifikimin dhe ngritjen në një ligë më lartë.

Në Championship (liga e dytë e Anglisë) për herë të parë në histori të klubit dhe rock-ylli, Ainsworth, trajneri flokëgjatë me fije të parregulluara, tërësisht në festë e futbollistët e tij, duke e çuar lartë.

Wembley të Londrës, Wycombe Wanderers arriti fitoren e madhe me golin e shënuar 11 minuta para fundit të kohës së rregullt, për triumfin 2-1 [Stewart 9, Jacobson 79p - Sykes 57] ndaj Oxfordit, për të shkruar historinë.

Në stinorin 2020/21 Wycombe Wanderers bëhet anëtar më i ri i ligës së dytë angleze, duke e fituar finalen e PlayOffit dhe duke u bërë ekipi i tretë pas Coventry Cityt dhe Rotherham Unitedit që do të merr pjesë në Championship.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League