Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Për të gjashtën herë, Bayerni mbret i Evropës!

Për të gjashtën herë, Bayerni mbret i Evropës!


23 August, 2020 @22:56

Për të gjashtën herë në histori të klubit, Bayern München është fitues i Ligës së Kampionëve!

Me plot meritë, skuadra gjermane sonte e ngriti këtë trofe përsëri, për ta mbyllur kështu këtë sezon me tripletë, të dytën në histori të klubit.

Në finalen e sontme, Bayerni mposhti 1-0 Parisin francez, derisa goli i fitores u shënua me kokë nga francezi Coeman (59’).

Në anën tjetër, rastet për shënim nuk munguan as te Parisi. Francezët disa herë u ndalën nga super Manuel Neuer dhe edhe këtë sezon detyrohet ta mbyllin me sukses të arritur vetëm në futbollin francez.

Kujtojmë që Bayern këtë sezon e nisi i drejtuar nga francezi Niko Kovac, i shkarkuar në fillim të nëntorit, e më pas në krye të klubit erdhi Hansi Flick. Flick e filloi detyrën si “i përkohshëm”, e më pas bindi drejtuesit që të jetë trajner permanent, gjë që rezultoi me tripletë. Për më tepër, Bayerni bëhet skuadra e parë që e fiton Ligën e Kampionëve me fitore në të gjitha takimet, 11 ndeshje - 11 fitore.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League