Të gjitha lajmet

GRUPI H KUALIFIKUES

Përcakohet stadiumi për ndeshjen Turqia-Shqipëria

Pamje nga ndeshja e zhvilluar në Loro Boriçi/ TOPSPORTI/ DS

Përcakohet stadiumi për ndeshjen Turqia-Shqipëria

11 July, 2019 @19:25

Përballja ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, që mund të tregohet vendimtare për skuadrat në kualifikime për EURO 2020 do të luhet në Stamboll, ka vendosur Federata e Futbollit të Turqisë.

Turqia, që gjatë kualifikimeve luan në disa stadiume, së fundi ka zgjedhur qytetin ku do të jetë nikoqire në përballjen ndaj kuqezinjëve më 11 tetor 2019.

ORARI, NDESHJET dhe TABELA DREJT EURO2020

Duke ditur numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Turqi si dhe mundësinë e udhëtimit pa viza të kosovarëve atje, atëherë numri i tifozëve që do të jetë aty pritet të jetë tepër i madh.

Turqia ndeshjen ndaj Andorrës e ka luajtur në Eskishehir. Atë ndaj Francës në Konja. Ndërsa ndeshjet e tetorit ka vendosur t’i zhvillojë në Stamboll, në stadiumin e Fenerbahçes, Sukru Saraçoglu.

ORARI, NDESHJET dhe TABELA DREJT EURO2020

Shqipëria ishte mposhtur nga Turqia në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2020 në Shkodër 0-2.

Aktualisht punët në Grupin H janë mjaft të përziera dhe secila skuadër llogaritet të ketë gjasat e veta për të kalkuluar në një kualifikim të mundshëm për dy vendet e para, posaçërisht pas humbjes së Francës në përballje ndaj Turqisë dhe fitores së Islandës ndaj Turqisë.

Tre të parat e grupit, Franca, Turqia dhe Islanda kanë nga 9 pikë, ndërsa Shqipëria është e katërta me 6 sosh.

ORARI, NDESHJET dhe TABELA DREJT EURO2020

Sidoqoftë, para kësaj ndeshjeje Shqipëria do të ketë dy teste mjaft të vështira, pasi që në shtator udhëton më Francë dhe pret Islandën, potencialisht në Arenën Kombëtare, gjë që nuk është caktuar ende.

Nëse Arena Kombëtare në Tiranë nuk përfundon deri në fund kompletimin e saj dhe marrjen e lejes për ndeshje nga UEFA, atëherë kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja mund të luajnë në Elbasan Arena duelin ndaj Islandës.

NË DISIPLINORE

UEFA ‘dënon’ Francën për gabimet ndaj himnit shqiptar

Fotot: FSHF

14 September, 2019 @21:10

Sipas një raporti të shkruar nga L’Equipe, Federata e Futbollit të Francës (FFF) pritet të dënohet nga UEFA, për shkak…

RREGULLAT

Çka ndodh nëse Kosova e Çekia përfundojnë grupin me pikë të njëjta?!

TOPSPORTI/ A. Paçarizi

11 September, 2019 @15:54

Tashmë kur kanë mbetur edhe nga tre ndeshje të fazës grupore për Çekinë dhe Kosovën, që po luftojnë për vendin…

VIDEO

Prapaskenat e ndeshjes Anglia-Kosova

Foto: uefa.com

11 September, 2019 @14:27

Në videon e publikuar nga Federata e Futbollit të Anglisë, FA, janë paraqitur pamjet e prapaskenës së ndeshjes Anglia-Kosova, të…

DATA DHE NUMRA

Statistika pas ndeshjes Anglia-Kosova

Foto: uefa.com

11 September, 2019 @12:46

Përmbledhja e të gjitha statistikave interesante pas përballjes Anglia-Kosova, zhvilluar mbrëmë në Southampton. STATISTIKA: 1. Anglia ka shënuar 14…

PLAYER RATINGS

Notat e futbollistëve të Kosovës nga mediat angleze

Fotot: FFK

11 September, 2019 @11:55

Pas duelit ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, ku vendasit fituan 5-3 dhe shënuan të katërtën fitore me radhë në grup, mediat…

Të gjitha lajmet nga EURO 2020