Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUHET NESËR

Përcaktohet termini i ri për Bashkimi-Peja

Përcaktohet termini i ri për Bashkimi-Peja


29 January, 2023 @18:39

Përmes një njoftimi të shkurtër të botuar pak më parë, FBK ka bërë të ditur se ndeshja e shtyer ndërmjet Bashkimit dhe Pejës do të luhet nesër.

Termini i ndeshjes është prej orës 17:00, mirëpo ajo nuk do të luhet në 13 qershori siç ishte paraparë sonte, por në Mizahir Isma të Rahovecit.

“Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës do të zhvillohet të hënën (nesër) nga ora 17:00 në Rahovec. Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të të Prince Caffe Superligës. Sfida ishte paraparë të zhvillohet sonte nga ora 17:00,” ka bërë të ditur FBK.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga