Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COACH

Përfaqësuesja, ëndërr për rininë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Përfaqësuesja, ëndërr për rininë


Teksti: FBK

10 August, 2020 @17:10

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos përkrah formimin e Kosovës A te Femrat.

Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së u shpreh:

Basketbolli është sporti i të gjithëve! Më vjen mirë që Federata e Basketbollit e Kosovës po planifikon të formojë Përfaqësuesen A të femrave, që do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Vajzat e reja tani mund të ëndërrojnë të përfaqësojnë vendin e tyre. Është më e rëndësishme se kurrë t’i ofrojmë rinisë një ëndërr dhe mënyrën për ta arritur atë.

Përshëndes iniciativën e Federatës e cila do të sigurojë të ardhmen e femrave në sport. Shpresoj se e gjithë Kosova do ta përqafojë këtë përpjekje, unë me siguri do të jem një nga tifozët”.

Reprezentacioni senior i femrave të Kosovës do të merr pjesë në vitin e ardhshëm në Evropianin e shteteve të vogla, që në 2021 do të mbahet në Nikozi të Qipros prej 15 deri më 20 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga