Të gjitha lajmet

U21

Përfaqësuesja U21 e gatshme për debutim

Përfaqësuesja U21 e gatshme për debutim

Teksti: FFK

24 March, 2017 @16:04

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Irlandës në Dublin.

Stërvitja u mbajt në “Tallaght Stadium”, aty nesër në orën 13:00 sipas kohës lokale në Dublin, Kosova U21 do të debutojë në arenën ndërkombëtare, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit e tij, Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica punuan rreth 1 orë me futbollistët, në mënyrë që të hyjnë sa më të përgatitur për sfidën e nesërme.

Atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë, kurse entuziazmi për debutim të suksesshëm tek futbollistët është i madh, ndonëse të gjithë janë të vetëdijshëm se përballë do të kenë një kundërshtar shumë të fortë sidomos në aspektin fizik.

Stërvitjen e sotme e përcollën nga afër edhe dy anëtarët e Komitetit Ezkekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bakir Burri.

Deklaratat pas stërvitjes

Rafet Prekazi, përzgjedhës: “Tani është koha që duhet ta japim maksimumin në fushë. Dihet çfarë probleme kemi pasur në vijën e mbrojtjes , me disa lojtarë me mungesë të dokumentacioneve, por realisht jemi në një proces sikur edhe vetë shteti në ndërtim e sipër. Këto janë probleme, por duhet të ballafaqohemi me to pa marrë parasysh se kush nuk do të mund të luajë. Dje na kanë lajmëruar se dy lojtarë të mbrojtjes nuk kanë të drejtë të luajnë për shkak të moskompletimit të dokumentacionit. Sidoqoftë ne do t’iu japim rastin lojtarëve që luajnë në kampionatin vendor. Kryesore është që këta djelmosha ta japin maksimumin në fushë, të tregojnë që kanë shpirt dhe që dinë të luajnë futboll. Kaq kërkojmë prej lojtarëve tonë.”

Arian Kabashi (Sion): “Shpresoj të bëjmë një rezultat të mirë kundër Irlandës. Kemi kualitet në ekip dhe të gjithë do ta japim maksimumin dhe do ta lëmë shpirtin në fushë në ndeshjen e nesërme. Kemi punuar mirë këto ditë dhe tashmë po e njohim lojën e njëri – tjetrit, që është shumë domethënëse për ne si ekip i ri.”

Ardit Nika (Prishtina): “Puna në përfaqësuese po shkon shumë mirë, ekipi është duke u komponuar. Kushtet për lojë janë shumë të mira. Jemi ekip i ri po që po komponohet shumë mirë. Besoj se me fuqi dhe zemër do të arrijmë fitore.”

Enis Alaj (Etoile Caraouge): “E kemi një grup të fortë të lojtarëve, me cilësi shumë të mira. Shpresoj të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në ndeshjen kundër Irlandës. Kushtet janë të shkëlqyeshme dhe nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të luajmë të bashkuar dhe të marrim atë që duam.”

Leonard Pllana (Dalkurd): “Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Të gjithë shpresojmë që nesër do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Kemi vullnet, dëshirë dhe entuziazëm dhe do të hyjmë për fitore. Stërvitjet e deritashme na kanë ndihmuar ta njohim më mirë njëri-tjetrin, andaj pres që të mos zhgënjejmë.”

ITAALB

“Prova” e ndeshjes Itali-Shqipëri

24 March, 2017 @15:51

Një ndeshje miqësore futbolli është luajtur sot ndërmjet përkrahësve të kombëtares shqiptare dhe asaj italian, kur kanë mbetur edhe pak…

PARA NDESHJES

Kosova me fanella të kaltërta

24 March, 2017 @15:38

Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e sontme ndaj Islandës do të dal në fushë me fanella me ngjyrë të kaltër. …

REAGIM

Vëllaznimi reagon ndaj vendimeve të Komisionit Disciplinor

24 March, 2017 @15:30

Dënimi prej 800 eurove gjobë dhe 7 muaj moslojë për futbollistin Jeton Dushi, është vlerësuar si i papranueshëm nga ana…

AVDIJAJ

Avdijaj: Zemra po më kënaqet prej gëzimit

24 March, 2017 @15:19

Donis Avdijaj është në pritje të debutimit sot për përfaqësuesen e Kosovës. Futbollisti sot ka marr lejen nga FIFA…

VIDEO

Befasi e kopjuar për lojtarët e Kosovës

24 March, 2017 @15:07

Sponzori i përfaqësueses së Kosovës, TEB Bank, ka përgatitur një befasi për futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, të cilët do…

DONIS AVDIJAJ

Avdijaj merr lejen nga FIFA

Foto: Albert Sinani

24 March, 2017 @14:40

Donis Avdijaj do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen e sontme ndaj Islandës. Kur kanë mbetur…

ANSI AGOLLI

Agolli: Do të japim maksimumin

24 March, 2017 @10:49

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, në konferencën për shtyp ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Italisë, që do…

ITALI - SHQIPËRI

Në Palermo për befasi!

Foto nga stërvitja në Palermo (Mars 2017)

24 March, 2017 @10:34

Përveç Kosovës, edhe Shqipëria sonte e zhvillon ndeshjen e vet në kuadër të kualifikimeve drejt Botërorit të Rusisë. Përkundër…

KOSOVA - ISLANDA

Melbourne i uron fat Besart Berishës

24 March, 2017 @10:22

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, klubi australian ku angazhohet Besart Berisha, Melbourne Victory, i ka uruar fat sulmuesit…

MEDIA

Biletat për ndeshjet e Kosovës, do të shtrenjtohen

TOPSPORTI/ A. P.

12 February, 2019 @0:38

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi, ka konfirmuar në një intervistë për KTV-në se biletat për…

UEFA NJOFTON FFK-në

Anti-trukim: 5 kompani monitorojnë dy ligat e Kosovës, Kupën dhe reprezentacionin

Foto: FFK

11 February, 2019 @23:21

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka kuptuar sot nga UEFA-ja se Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë, Kupa…

GOLI I RADHËS

Super goli i Muriqit për epërsi

9 February, 2019 @15:08

Ekipi i Rizespor ka kaluar në epërsi në përballjen që po zhvillohet aktualisht ndaj Antalyasporit, ndërsa sulmuesi i Kosovës, Vedat…

REKORD I RI

Kosova shënon edhe një ngritje në FIFA

TOPSPORTI/ A. P.

7 February, 2019 @12:47

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka parë veten një vend më lartë në renditjen e parë të vitit 2019 të…

EDON ZHEGROVA

Basel prezenton Zhegrovën

Foto & Video/ Basel Official

4 February, 2019 @22:03

Mesfushori i ri i Kosovës, Edon Zhegrova, është prezentuar në Basel para një ore. Në një intervistë të shkurt…

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja