TRANSFER
Përforcimi i katërt i huaj te Prizreni
8 August, 2019 @13:48
Bennet Holley është përforcimi më i ri i KB Prizrenit.
Holley, i gjatë 203 cm, luan si alo-qendër, ndërkohë që gjatë karrierës së tij lojtari në fjalë ishte pjesë e Appalachian State University në NCAA1 për 4 sezone, nga viti 2015 deri në fund të sezonit që e lamë pas.
Në sezonin e fundit mesatarja e tij me këtë skuadër ishte 3.7 pikë, 2.6 kërcime. 0.3 asistime dhe 0.2 vjedhje të topit për ndeshje, mesatare e ngjajshme edhe me sezonet e kaluara.
Në njoftimin e klubit prizrenas u bë e ditur që Holley do të jetë përforcimi i fundit i huaj për prizrenasit për sezonin e ri. Para Holleyt, Prizreni kishte arritur marrëveshje me amerikanët Sanders, Cole dhe Canada.