Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KF LLAPI

Përforcon sulmin, shtyen kontratat e 4 futbollistëve

Foto: KF Llapi

Përforcon sulmin, shtyen kontratat e 4 futbollistëve


1 June, 2019 @9:12

Vazhdon puna e Llapit për sezonin e ri të Superligës!

Pas Blendi Memajt, skuadra llapjane dje ka zyrtarizuar edhe një përforcim.

Bëhet fjalë për sulmuesin Emran Ramadani, i cili te Llapi vjen nga skuadra e Renovës.

27-vjeçari Ramadani, luan si sulmues i krahut, deri gjatë karrierës së tij ka luajtur për Hajduk Kulan në Koraci, Shkëndijen e Tetovës, skuadrën e Korabit të Debarit në Maqedoni, Partizanin e Tiranës dhe si dhe Renovën, skuadra e tij e fundit.

Përveç sulmuesit në fjalë, Llapi dje ka vazhduar kontratat edhe me katër futbollistë të rëndësishëm të skuadrës. Të paktën edhe për një vit pjesë e Llapit zyrtarisht do të jenë Benjamin Emini, Mentor Zhdrella, Behar Maliqi dhe Bujar Idrizi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga