Të gjitha lajmet

FERONIKELI - VËLLAZNIMI

Përfundim tejet dramatik, Vëllaznimi ende shpreson

Foto: KF Vëllaznimi

Përfundim tejet dramatik, Vëllaznimi ende shpreson

12 May, 2018 @18:01

Feronikeli
Vëllaznimi
Feronikeli 1 : 1 Vëllaznimi
Kone HAMED 90+3' Tun BARDHOKU 90+4'

Stadiumi "Rexhep Rexhepi", Drenas

Me një fund tejet dramatik dhe pa fitues u mbyll dueli i sotëm mes dy skuadrave që po luftojnë për t’i ikur barazhit, Feronikelit e Vëllaznimit.

Ndeshja në përgjithësi kaloi me skuadrën vendase më kërkuese, mirëpo rezultati vazhdonte të ishte i bardhë deri në minutën e 3’ të kohës shtesë, moment në të cilin Hamed i vendasve shënoi për 1-0 pas asistimit nga Granit Arifaj. Pasi që ky gol u shënua në minutën e 3’ të kohës shtesë, të gjithë prisnin se ky do të ishte rezultati përfundimtar i duelit, mirëpo ndryshe mendoi Tun Bardhoku i mysafirëve, i cili me një goditje fantastike nga mbi 20 metra shënoi për 1-1 në çastet e fundit të ndeshjes, për t’ia mundësuar skuadrës së tij një pikë tejet të madhe në luftën për t’i ikur barazhit.

Sa i përket rasteve tjera, për t’u veçuar është ai i Granit Arifajt në minutën e 86’ të ndeshjes, lojtar ky që nga afro 2 metra dështoi ta gjente rrjetën e mysafirëve.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Ky rezultat dhe barazimi i Gjilanit ndaj Drenicës bën që Vëllaznimi ta ketë në dorën e tij mundësinë e shpëtimit pa pasur nevojë të luajë në barazh. Në rast se gjakovarët e mposhtin Gjilanin në ndeshjen e fundit sezonale në Gjakovë, Vëllaznimi eviton barazhin, e në anën tjetër, Feronikeli, që duket i shpëtuar pa nevojën e barazhit, në xhiron e fundit luan në udhëtim te Flamurtari.



5 PËR VIKEND

Fundi i stinorit 17/18

Graph. O. Kraja

12 May, 2018 @14:15

Bundesliga Finalja (e shtunë, ora 3e30) Koln duhet të mposht Wolfsburgun, e Hamburger SV të mposht Borussian e Monchengladbachut për…

DERBY-FULHAM

Derby merr avantazhin

Fotot: DerbyCounty/fb

12 May, 2018 @13:15

Sulmuesi anglez, Cameron Jerome, ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Play-Offit të Championshipit, ku ekipi…

DUA LIPA

Rast që vjen një herë në jetë

Foto: DuaLipa/fb

12 May, 2018 @10:37

Këngëtarja Dua Lipa është zyrtarisht artistja që do të këndojë në ceremoninë hapëse të Ligës së Kampionëve më 26 maj.…

LA GAZZETTA

I dridhet karrigia

Foto: ACMilan/fb

11 May, 2018 @19:32

Nuk e ka të sigurtë vazhdimin e të qenit trajner te ekipi i tij. Gennaro Gattuso nëse nuk arrin…

ANGLIA DREJT BOTËRORIT

Lista e Southgate-it publikohet të mërkurën

11 May, 2018 @19:23

Anglia është gati për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka bërë të ditur se të…

DANI ALVES

Edhe Alves mungon në Botëror!

11 May, 2018 @19:10

Kampionati Botëror “Rusia 2018” nuk do të ketë në dispozicion të sheh në fushë njërin ndër lojtarët më të…

TRANSFERMARKT

Prishtina më e shtrenjta, Liria më e lira

14 January, 2019 @22:22

Faqja me famë botërore në llogaritjen potenciale të vlerave të futbollistëve në tregun e sotëm futbollistik, Transfermarkt.de ka bërë vlerësimin…

ISH MBROJTËSI I LLAPIT

Ballkani zyrtarizon Jasharin

14 January, 2019 @15:10

Qendërmbrojtësi shumëvjeçar i Llapit, Dardan Jashari, pas lirimit nga ekipi i tij këtë muaj ka gjetur angazhim të ri. …

MBROJTËSI I PRISHTINËS

Drita merr Osmanin si huazim

10 January, 2019 @16:19

Skuadra kampione e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, ka huazuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Prishtinës, Përparim Osmani.…

DRENICA

Mefushori Bardhi kalon te Drenica

FOTO/ drenica fc

9 January, 2019 @22:20

Mefushori Argjend Bardhi, arriti marrëveshje me skuadrën nga Skenderaji, Drenicën. Bardhi 25 vjeçar, së fundi ishte pjesë e Feronikelit.

GJILANI

Përforcim nga Novi Pazari, dy largime

8 January, 2019 @18:41

Vazhdon aktiviteti i Gjilanit në afatin kalimtar dimëror. Klubi në fjalë sot ka njoftuar për përforcimin me futbollistin Semir Haxhibulliq…

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga