Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Përfundon epoka e Lutzit në Pejë!

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi

Përfundon epoka e Lutzit në Pejë!


12 February, 2014 @21:38

Fitorja e madhe sonte ndaj Kumanovës, ishte e fundit për skuadrën e Pejës nën drejtimin e trajnerit Danijel Lutz.

Strategu i pejanëve ka dhënë dorëheqje menjëherë pas ndeshjes, për shkak të probleme familjare, ka bërë të ditur klubi pejan nëpërmjet faqes zyrtare të saj.

Lutz në Pejë ka kaluar nga skuadra kroate, Cibona, me të cilën ishte shpallur kampion i Kroacisë në stinorin 2012/13. Ai postin e kryetrajnerit në Pejë e kishte marrur nga bashkëkombasi i tij, Rudolf Jugo.

Në vend të Lutzit, Savovic

Pas ardhësi i Danijel Lutzit te Peja do të jetë trajneri malazias, Boban Savovic, i cili është rekomanduar pikërisht nga Lutz.

Savovic është ish trajner i skuadrës nga Mali Zi që gjithashtu po garon në Balkan League, Teodo, dhe sipas klubit verdhezi, ai që nga nesër do të filloj punën e tij të re.


 
Të gjitha lajmet nga