Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STËRVITJA E PARË PAS NDESHJES

Përgatitjet për Slloveni vazhdojnë, s’ka të lënduar

Foto: FFK

Përgatitjet për Slloveni vazhdojnë, s’ka të lënduar


12 November, 2020 @14:46

Pas ndeshjes së djeshme ndaj Shqipërisë, Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë, të cilën e zhvillon të dielën në Lubjanë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në stërvitjen e sotme, e cila u zhvillua në Shijak, ishin të pranishëm 11 futbollistë, derisa pjesa tjetër që luajtën më shumë minuta në miqësoren e djeshme, kanë kryer rigjenerim në plazhin e Durrësit.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë lëndime.

TABELA AKTUALE

Dardanët do të kryejnë edhe nesër një stërvitje, derisa të shtunën do të nisen për në Slloveni.

Ndeshja Sllovenia-Kosova do të zhvillohet më 15 nëntor me fillim në ora 20:45 në Stozice të Ljubljanës. Duelin e parë në grup e fituan sllovenët me rezultat minimal në Prishtinë, 0-1.

Sllovenia dhe Greqia po luftojnë për vendin e parë në grup, ndërsa Kosova e Moldavia për mbijetesë në Ligën C.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve