Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Përkrahja e “Plisave” dëgjohet edhe në Brazil

Screenshot: GloboEsporte

Përkrahja e “Plisave” dëgjohet edhe në Brazil


3 June, 2020 @11:23

Përkundër se Brazili nuk e ka pranuar Kosovën si shtet, fuqia e sportit përsëri e bën të veten.

Pas rifillimit të futbollit në Kosovë dhe ndeshjes së parë të zhvilluar mes Prishtinës dhe Drenicës, në kuadër të Kupës së Kosovës, përkrahja e “Plisave”  që u bë jashtë stadiumit për ekipin, u dëgjua edhe në Brazil.

“Një grup i tifozëve të ekipit ka qenë duke e përkrahur ekipin që luante në Fadil Vokrri nga jashtë. Ata patjetër që u ndanë të kënaqur me rezultatin në fitoren e ekipit të tyre 3-0,” ka shkruar ndër të tjera Globo Esporte.

Globo Esporte në artikullin për rifillimin e futbollit kosovar më shumë vuri theks te tifozëria sesa te loja.

Për shkak të moslejimit të tifozëve në stadiume, Plisat kanë përkrahur ekipin e tyre, Prishtina, nga pllatotë jashtë stadiumit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga