Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI

Përparim Islami duhet të operohet pas lëndimit

FOTO / Feronikeli

Përparim Islami duhet të operohet pas lëndimit


4 June, 2020 @23:39

Lojtari i Feronikelit, Përparim Islami, dje në ndeshjen kundër Ballkanit, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, u lëndua nga gjuri i djathtë i tij.

Islami në minutën e 52’ u zëvendësua, derisa nuk mund të ecte për shkak të lëndimit.

Skuadra e Feronikelit sot ka konfirmuar se Përparimi e kishte këputur ligamentin ACL në gjurin e tij të djathtë dhe se do t’i nënshtrohet operimit ditëve në vijim.

Se kur do të kthehet Islami nuk është bërë e ditur, por me shumë gjasa do t’i mungojë skuadrës në ndeshjen kundër Vushtrrisë dhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Ballkanit.

Ndeshja e parë gjysmëfinale në mes të Ballkanit dhe Feronikelit ka përfunduar me rezultat 0-0.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga