Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERRICK ROSE

Përsëri lëndohet

nba.com

Përsëri lëndohet


23 November, 2013 @13:20

Superylli i Chicago Bullsit, Derrick Rose, u lëndua përsëri. Vitin e kaluar, u lëndua nga gjuri i majtë, por mbrëmë në përballjen me Portlant Trail Blazers, e lëndoi gjurin e djathtë.

Rose u detyrua, që ta lë ndeshjen në çerekun e tretë. Sot në Los Angeles, do të bëhet inçizimi për yllin e pa fat të demave.

Në lidhje me lëndimin, trajneri i Bullsave, Tom Thibodeau tha se, Rose ka dhimbje shumë dhe se ka vështërësi që të jep peshë në gjurin e djathtë.

Megjithatë, Rose ishte koshashënuesi më i mirë tek demat, me 20 pikë të shënuara, ndërsa në anën tjetër Wesley Matthews luajti me 28 pikë ia solli Portlandit fitoren e nëntë me radhë dhe të 11-të në përgjithësi.


Video

Lëndimi i Derrick Rose



 
Të gjitha lajmet nga