Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Përshkrimi i UEFA-së për Maqedonia-Kosova

Përshkrimi i UEFA-së për Maqedonia-Kosova


5 October, 2020 @22:55

UEFA në një artikull të saj para dueleve të PlayOffit për EURO 2020 që do të zhvillohen këtë javë, ka prezantuar të gjitha duelet, mes të cilave edhe atë të Kosovës ndaj Maqedonisë Veriore.

Për maqedoninë vendase UEFA ka shkruar:

“Vendasit janë në formë të mirë pasi që kanë arritur për herë të parë të përfundojnë grupin kualifikues për Evropian në pozitë të tretë,” për të vazhduar… 

“Maqedonia e Veriut asnjëherë s’ka arritur këtë sukses më parë në asnjë kualifikim. Gjatë këtij rrugëtimi, Sllovenia e Izraeli u mposhtën në Shkup.”

Derisa për dardanët ka cekur pjesën ofanzive dhe debutimin fantastik në fazën grupore për EURO 2020. 

“Kosova gjithashtu ka marrë “ajër të pastër” në dy vitet e fundit me dukjen sulmuese, që i dha një kampanjë pa-humbje në edicionin e parë të Ligës së Kombeve dhe arritën në pozitën e tretë në edicionin debutues të kualifikimeve për EURO.”

Kujtojmë Kosova bënte pjesë në Grupin A kualifikues për EURO 2020 dhe përfundoi në pozitë të tretë aty, pas Anglisë favorite dhe Çekisë.

Në anën tjetër, Maqedonia Veriore kishte kampanjën më të mirë në histori, pasi që për herë të parë përfundoi në pozitë të tretë në një cikël kualifikues për EURO ose për Botëror. Ata kryen Grupin G në pozitë të tretë pas Polonisë dhe Austrisë.


 
Të gjitha lajmet nga