Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JAVA XXXIII

Pesë skuadra për ikje nga barazhi

Pesë skuadra për ikje nga barazhi


19 May, 2019 @9:21

Përveç ndeshjes së titullit, e cila padiskutim ka vëmendjen kryesore, ndeshje të rëndësishme në Superligë luhen edhe për skuadrat që po tentojnë t’i ikin barazhit.

Rënien nga elita tash e sa kohë e kanë siguruar KEK-u e Liria, derisa Gjilani, Trepça ‘89, Ballkani, Drenica e Flamurtari, ende po luftojnë për t’i ikur zonës së barazhit.

TABELA AKTUALE

Momentalisht në pozitat e barazhit ndodhen Gjilani e Trepça ‘89, mirëpo matematikisht të rrezikuara për të përfunduar në këto pozita janë pesë skuadra e lartpërmendura.

Me fillim nga ora 16:00, përveç duelit Feronikeli vs. Prishtina, do të luhen edhe këto takimet, pas të cilave do të mbyllet sezoni 2018/2019 i Superligës:

Ferizaj vs. Gjilani
Liria vs. Drenica
Flamurtari vs. Llapi
Trepça ‘89 vs. KEK-u
Ballkani vs. Drita

Skuadrat e Superligës që përfundojnë në pozitat 9 dhe 10, në barazh do të përballen me Besën, përkatësisht Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga