Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A&N

Petrit Rushiti, zyrtarizohet si trajner i ekipit nga Prizreni

Petrit Rushiti, duke punuar te Ferizaji

Petrit Rushiti, zyrtarizohet si trajner i ekipit nga Prizreni


10 December, 2021 @10:28

Vetëm dy ditë pasi që Granit Begolli u zyrtarizua si trajner i Lirisë për vazhdim të stinorit në Ligë të Parë Grupi A, edhe skuadra tjetër prizrenase që garon në këtë ligë, ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit.

A&N paralajmëroi mbrëmë, ndërsa në mëngjesin e sotëm bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri në tregun e futbollit tonë, Petrit Rushiti.

Rushiti duket të jetë trajner ambicioz, ndërsa ka punuar deri vonë si ndihmës-trajner i Arbnor Morinës, tash te Ferizaji. Ai ka licensën A të UEFA-së, që e bën interesant për tregun prizrenas, ku nuk ka shumë persona me këtë licencë.

Genc Tamniku
Foto: Genc Tamniku, deri në fund të stinorit vjeshtor ishte kryetrajner dhe drejtor sportiv.

Trajneri i ri, Petrit Rushiti, do të prezantohet më 17 dhjetor në klubin A&N, ndërsa me të ekipi synon të ngritet në një nivel tjetër dhe të arrijë objektivat që i ka vënë para vetes, e që këtë stinor dukej se është Superliga. Sipas informatave, ai është i njohur si trajner që kërkon shumë disiplinë, veçanërisht në stërvitje.

Përndryshe, A&N deri tash drejtohej nga Genc Tamniku, që kryen edhe detyrën e trajnerit e edhe të drejtorit, ndërsa vjeshtën në Ligë të Parë e kryen në pozitë të pestë me 19 pikë. Rushiti do ta përgatis skudrën prej Vitit të Ri, me theks të veçantë opsional, mundësia për Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë