Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA EKIPET MITROVICASE DHE NGA DETI JON

Phoenixi me plot përforcime, synon Superligën

Lojtarët e Phoenixit duke u futur në lojë/ Pamje nga arkivi/ TOPSPORTI/ DS

Phoenixi me plot përforcime, synon Superligën


29 January, 2023 @13:26

Ekipi i Phoenixit nga Banja e Pejës, ka bërë disa përforcime në afatin kalimtar dimëror, ashtu që të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion dhe të jetë më konkurrues në kuadër të pjesës pranverore të stinorit, që të arrijnë Superligën.

Kujtojmë, në Superligë shkon fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B nga Liga e Parë, ndërsa nëse arrin vendin e dytë në cilindo grup, duhet luajtur dy ndeshje barazhi për të siguruar Superligën.

Kështu, pasi që emëruan Gani Sejdiun trajner, Phoenix së pari ka zyrtarizuar qendërmbrojtësin Fatmir Rexhaj që erdhi nga Trepça’89. Pas kësaj, Amir Prishtina me përvojë i Trepçës, gjithashtu qendërmbrojtës, u bë lojtar i ri i skuadrës.

Valon Dedia nga Trepça’89, mbrojtës ishte përforcimi i tretë, ndërsa Valmir Azemi mesfushor, nga Trepça ishte përforcim i katërt.

Engjëll Kelmendi nga Trepça’89 arriti si huazim deri në fund të stinorit 2022/23, ndërsa pas kësaj nisin ardhjet nga ekipet buzë detit Jon.

Së pari u zyrtarizua Fabio Dhrami, mesfushor dhe sulmues i krahut. Ish-lojtari i Flamurtarit të Vlorës, erdhi nga Butrinti i Sarandës. Ndërsa mesfushori tjetër është David Bocaj, që arriti prej Flamurtarit vlonjat, për tu ndalë aktualisht te Fatjon Bunjaku 19-vjeç, sulmues i ri që arrin nga Trepça si huazim.

Phoenix përndryshe ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit në Ligë të Parë Grupi A në pozitën e pestë me 22 pikë të tubuara nga 14 ndeshje. Ekipi është 6 pikë larg nga lideri Feronikeli’74. Ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 13 xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë